Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Vrasja që tronditi Mitrovicën/ Arrestohet pas 9 muajsh Lundrim Beqiri, i dyshuari kryesor për vrasjen e 25-vjeçarit

    04/07/2022 08:32
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Pas nëntë muajsh në arrati, Lundrim Beqiri, i shpallur në kërkim për vrasjen e 25-vjeçarit Albert Muja, më 30 tetor 2021 në Mitrovicë tashmë ka rënë në prangat e Policisë. Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se 22-vjeçari Lundrim Beqiri, është arrestuar nga Policia dhe pas ndalimit, ndaj tij pritet të bëhet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

    Ai u shpall në kërkim më 1 dhjetor 2021 dhe për muaj të tërë Policia s’rriti të bie në gjurmët e tij.

    Përveç Lundrimit, për këtë rast dyshohet edhe shoku i tij, Ardit Zymberi, i cili u dorëzua te organet e rendit, disa ditë pas ngjarjes.

    Si ndodhi kjo ngjarje e rëndë?

    Mesnata e 30 tetorit ishte tragjike për 25-vjeçarin, Albert Muja. Ai humbi jetën pasi nuk mundi t’u bëjë ballë  plagëve që mori nga therja me thikë. Gjithçka i parapriu një zënke që kishin mes vete viktima dhe dy të dyshuarit, Lundrim Beqiri dhe Ardit Zymberi.

    Pas sulmit me thikë, Alberti përfundoi në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku nuk arriti të mbijetojë dhe humbi jetën. Trupi i tij u dërgua në IML për obduksion, ndërsa po atë ditë iu dha lamtumira e fundit në varrezat e Shipolit, në Mitrovicë.

    Kush është Lundrim Beqiri?

    Në ditën kur ndodhi ngjarja tragjike ka raportuar se Lundrim Beqiri është vëllai i Valdrin Beqirit, i cili ishte arrestuar para 5 vitesh, për vrasjen me kallashnikov të studentit 21-vjeçar, Valon Sadikut, në rrugën “UÇK”, afër gjimnazit “Frang Bardhi”, në Mitrovicë.

    Lundrimi i cili ishte në kërkim të Policisë së Kosovës, si i dyshuar për veprën penale “Vrasje e rëndë”, ka qenë edhe më parë i arrestuar nga Policia e Kosovës.

    Ai ishte arrestuar në vitin 2018 për armëmbajtje pa leje, në afërsi të objektit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë. Ngjarja kishte ndodhur në kohën kur po mbahej gjykimi për vëllain e tij, për vrasjen te gjimnazi i Mitrovicës.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Artikuj të ngjashëm

    “Ka humbur kthjelltësinë mendore”, çfarë dëshmoi shqiptari që vrau ish-gruan në Itali?

    Raportohet se është vrarë një 28 vjeçare shqiptare në Gjermani

    “Mendonte se do të vdiste” – Rrëfimi i nënës, djali i së cilës i mbijetoi sulmit në Graz

    Të Fundit

    Arrestohet polici në Shqipëri, u jepte fajde personave të ndryshëm, më pas i kanoste

    Zgjedhjet lokale, me 23 korrik fillon regjistrim i votuesve jashtë vendit

    Gjermania nuk është më destinacioni kryesor për azilkërkuesit në Evropë

    Haziri: Unë s’jap votë për shpërndarje të Kuvendit, Kosova s’ka komoditet me shku në zgjedhje

    Ekstradohet nga Dubai shqiptari në kërkim, i përfshirë në trafik ndërkombëtar droge

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.