Ka nisur seanca dëgjimore ndaj pesë personave të cilët janë të përfshirë në gjuajtjen me armë në Aktash, të dielën në mbrëmje, ku një mbeti i vrarë, e pesë të plagosur, raporton Gazeta Demos.
Seanca po mbahet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi pesë personat e dyshuar janë të plagosur dhe po trajtohen në QKUK.
Tashmë në Klinikën e Ortopedisë, po bëhet intervistimi i të dyshuarve të përfshirë në rastin e gjuajtjes në Aktash, ku mbeti i vrarë një person.