Sot u raportua se Gjykata Themelore në Prishtinë ka kërkuar nga Policia e Kosovës që këngëtarja Adelina Ismajli dhe motrat e saj, të dërgohen me shoqërim në seancën e radhës në rastin ku Enver Sekiraqa po akuzohet për nxitje në vrasjen e Triumf Rizës.
Pas këtyre raportimeve ka reaguar vetë këngëtarja, e cila përmes një ‘Instastory’ ka thënë se një gjë e tillë nuk është e vërtetë.
“Asnjë polici nuk është në kërkim timin as të motrave të mia. Ne nuk jemi kriminele dhe nuk kemi raste në polici. Jemi dëshmitare të një rasti dramatik që ka ndodh para 15 viteve dhe kemi bashkëpunuar me të gjitha institucionet e RKS për zbardhjen e rastit. Më shumë se 10 vite jemi në gjyqe dhe në polici sa herë është kërkuar nga ne duke rrezikuar edhe jetët tona nga banda kriminale që na kanë kërcënuar pa ndal dhe vazhdojnë, mos të flasim për dëmtim të imazhit dhe të gjithë reperkusionet negative që ka pas në jetët tona profesionale. Ky rast përsëritet çdo 3 vjet tash dhe nuk merret vendimi final”, ka shkruar këngëtarja.