Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Vrasja e Liridonës/ Deputeti i LVV-së propozon kthimin e dënimit me vdekje: Unë do e votoj

    10/12/2023 20:51
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, e ka parë si opsion rikthimin e dënimit me vdekje në legjislacionin e Republikës së Kosovës, me qëllim të frenimit të rasteve sikurse ai i vrasjes së Liridona Ademajt.

    Dugolli ka thënë se dënimet me ligjet aktuale janë të buta dhe se propozim i tij ka qenë rikthimi i dënimit me vdekje.

    “U vra një grua mizorisht, nënë e dy fëmijëve, pa asnjë faj, pa asnjë të drejtë të dikuj që të privojë jetën e një gruaje. Unë mendoj që dënimet për vepra të tilla të rënda kriminale janë të buta dhe insistoj që ashpërsimi i dënimeve të jetë në fokus të ndryshimeve legjislative që do të duhej të ndodhnin në Republikën e Kosovës. Shto këtu që edhe në këtë plan legjislativ me këto parashikimet legjislative për dënimet që janë, drejtësia s’i shqipton thuajse asnjëherë ato maksimalet. Unë kam propozu, edhe pse është e vështirë të realizohet për shkak të problematikës që ka kjo iniciativë, kthimin e dënimit me vdekje, për shkak të përafrimit të legjislacionit tonë me BE-së”, ka deklaruar ai për Euronews Albania.

    Tutje, Dugolli tha se në rast se do të vijë në shprehje një iniciativë e tillë, ai do ishte i pari që do ta votonte rikthimin e dënimit me vdekje.

    “Megjithatë, nëse do të vijë në shprehje një iniciativë e tillë, unë si deputet do ta votoja rikthimin e dënimit me vdekje për ata që vërtetohet se kryejnë këso lloj veprash të rënda. Jemi dëshmitarë se në shumicën e vendeve ka ekzistuar dënimi me vdekje si masë për të parandaluar veprime të tilla të rënda. Unë e kuptoj se tani jemi në këto momentet kur Kosova po bën përpjekje që të ecë përpara drejt përmbushjes së atyre kushteve për t’u bërë pjesë e BE-së, mirëpo edhe diçka e di se, këto veprat e rënda kriminale do të duhej që disi t’i frenonim dhe të ishim shumë më rigoroz sa i përket dënimit”, tha deputeti i LVV-së.

    Artikuj të ngjashëm

    Dugolli: Një 35-vjeçar më tha se për Albinin edhe njërën veshkë e jap, dora m’u thaftë nëse e qes diku tjetër votën…

    Të Fundit

    Kurti dhe Mickoski diskutojnë për marrëdhëniet Kosovë–Maqedoni e Veriut

    Anglia përjeton qershorin më të nxehtë ndonjëherë

    Ish- banorja e Big Brother Vip Kosova në diell u shtri për t’u bërë “kafe”, por u kthye si “domate”!

    Kepa njofton largimin e tij nga Chelsea

    Sonte përballja e gjigantëve Real Madrid – Juventus

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.