Lajme

Vrasja e Liridona Ademajt, Naim Murseli, Granit Pllava e Kushtrim Kokalla dalin para Gjykatës

Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, po mbahet seanca për vrasjen e Liridona Ademajt.

Para Gjykatës kanë dal ish-bashkëshorti i saj Naim Murseli, Granit Pllava dhe Kushtrim Kokalla, të akuzuar për vrasjen e saj.

Në seancën e kaluar, Prokuroria ka ngritur dyshimet se krimi i rëndë ndodhi për arsye të përfitimit financiar. Ky institucion i ka rrumbullakuar të gjitha borxhet e Naim Murselit që i ka deri më tash, ku rezulton se i njëjti i ka rreth 500 mijë euro borxh.

Ndërsa në seancën e 29 janarit, Murseli tha para trupit gjykues se nuk ka pasur asnjë marrëveshje për ta vrarë Liridonën.

Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor të vitit 2023 në ora 20:25 në rrugën “Dalip Alshiqi” në fshatin Bërnicë të Prishtinës. 

Artikuj të ngjashëm

Back to top button