Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Vrasësi me hark e shigjeta, dalin pamjet nga sulmi që la të vrarë 5 persona në Norvegji (VIDEO)

    19/05/2022 21:51
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Janë publikuar pamjet rrëqethëse të momentit kur vrasësi famëkeq me hark dhe shigjeta filloi sulmin e tij në një supermarket në qytetin Kongsberg  të Norvegjisë, vitin e kaluar.

    Espen Andersen Bråthen, 38 vjeç, doli dje në gjyq për vrasjen e pesë personave dhe tentativën për vrasjen e 11 të tjerëve më 13 tetor 2021.

    Muslimani i konvertuar, i cili u rendit nga shërbimet norvegjeze të sigurisë si një person shqetësues qysh në vitin 2015, i theri viktimat e tij për vdekje me një thikë gjuetie pasi kishte lëshuar një shi shigjetash ndaj kalimtarëve të pafajshëm në një supermarket.

    Pamjet e kamerave CCTV, të lëshuara nga policia kur filloi gjyqi i Bråthen, publikuar nga DailyMail, tregojnë momentin se si vrasësi hyri në dyqan duke tundur një hark me një çantë me shigjeta vdekjeprurëse dhe duke mbajtur në brez një thikë të madhe gjuetie.

    38-vjeçari u deklarua fajtor para një gjyqtari dje në mëngjes, ndërsa gjykata dëgjoi se si ai kishte ecur nëpër rrugët e Kongsberg me dhjetëra shigjeta përpara se të vriste me thikë pesë persona të moshës 52-78 vjeç.

    Edhe pse Bråthen u deklarua fajtor para gjykatës, avokatët e tij këmbëngulin se ai ka nevojë për trajtim të shëndetit mendor në një institucion psikiatrik.

    Artikuj të ngjashëm

    Norvegjia ndalon një anije të dyshuar për dëmtimin e kabllove nënujore

    Aksidenti në Norvegji, ambasada e Kosovës hap linjë telefonike

    Tre të vdekur në aksidentin e një autobusi me rreth 60 pasagjerë në Norvegji

    Të Fundit

    Pak ditë para ndeshjes me Serbinë, FSHF del me njoftim

    ZRRE: Bizneset e mëdha kalojnë në tregun e hapur të energjisë

    Haxhiu vushtrrias vdes në Qabenë e bekuar, do varroset atje

    Vritet një 57 vjeçar në oborrin e shtëpisë në Lezhë, tre vite më parë i ekzekutuan vëllan

    Muharremi: Qeveria po dëmton ekonominë dhe po përkeqëson situatën e energjetikës në Kosovë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.