Votohet qeveria Rama 4 në Shqipëri

Mes tensioneve në Kuvendin e Shqipërisë, deputetët kanë votuar për programin politik për periudhën 2025-2029 dhe përbërjen e Qeverisë së re, të udhëhequr nga Edi Rama.
Ky është mandati i katërt i Ramës në krye të ekzekutivit shqiptar, pasi subjekti i tij, Partia Socialiste fitoi zgjedhjet e 11 majit.
Qeveria u votua me 82 vota pro.
Por, tensionet u rritën pasi në sallë u lëshua një adresim i Diellës, ministres së shtetit për Inteligjencë Artificiale.
Diella është një bot i inteligjencës artificial. Qeveria Rama 4, së bashku me Diellën, ka 17 ministra.
Kjo u kundërshtua nga partitë opozitare, duke bërë që seanca të shkonte në pushim për 15 minuta.
Partia Socialiste kërcënoi se programi nuk do të prezantohej dhe nuk do të kishte debat për të, por do të hidhej direkt në votim.
Pas rinisjes së seancës plenare, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi e hodhi në votim programin, që mori 82 vota për.