Zëvëndësdrejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka deklaruar se nuk ka ndodhur asnjë incident deri më tani lidhur me procesin e votimit në veri të vendit.
Ai ka theksuar se ata janë në numër të mjaftueshëm për të reaguar nëse ka nevojë.
Gjithashtu Elshani ka përmendur se kanë Njësi të Specializuara në gatishmëri për të intervenuar në raste të nevojshme.
“Asnjë incident që lidhet me procesin e votimit nuk ka ndodhur… Ne jemi në numër të mjaftueshëm në rast se vjen puna të reagojmë.
Numri është i mjaftueshëm, por kemi edhe Njësi të Specializuar në gatishmëri në rast se ka nevojë të reagojnë”, ka deklaruar Elshani në Dukagjin.