Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, ka thënë se Ura e Ibrit në Mitrovicë, do të hapet gjatë kësaj vere.
Vokrri ka thënë se nuk ka ndonjë datë saktësisht se kur mund të hapet Ura e Ibrit.
“Nuk ka ndonjë datë të caktuar ende, orë të saktë mirëpo ne jemi të angazhuar që gjatë kësaj vere dhe atë sa më parë të mundësohet lëvizja e lirë e qytetarëve edhe me vetura.” – ka thënë ai në Klan Kosova.