Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Vonesa në regjistrimin e veturave me targa “RKS” në Leposaviq

    24/11/2024 20:34
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Targa RKS nuk janë parë ndonjëherë më shumë në komunën e Leposaviqit.

    Megjithatë, ata që i kanë regjistruar veturat e tyre me këto targa zyrtare të Republikës së Kosovës vitin e kaluar, po hasin në probleme për të bërë këtë prapë.

    Të paktën, sipas burimeve të televizionit Dukagjini, ata po presin deri në 1 muaj.

    Agjencia e Regjistrimit Civil që ka funksionuar fillimisht në këtë kontejner përballë stacionit të Policisë në Leposaviq, e pastaj u zhvendos në objektin e komunës, momentalisht është jo funksionale.

    Kjo pasi aty nuk është asnjë punëtor. Nga komuna i thanë televizionit se shkak për këtë gjendje është dështimi i një konkursi të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

    Nga kjo ministri, Dukagjini ka kërkuar informacione qysh nga 13 nëntori, megjithatë nuk ka marrë përgjigjeje.

    Për këtë çështje është deklaruar Agjencia e Regjistrimit Civil, e cila thotë se ky fluks është për shkak se është bërë një vit nga konvertimi i targave ilegale serbe në ato RKS.

    “Gjatë këtij procesi të regjistrimit në muajt Nëntor dhe Dhjetor të vitit 2023 ka pasur numër të madh të kërkesave për regjistrimin e automjeteve me konvertim të targave, dhe duke qenë se tani në muajt Nëntor dhe Dhjetor të këtij viti 2024, bëhet një vit nga regjistrimi pra është afati për vazhdimin e  regjistrimeve. Prandaj janë rritur kërkesat për regjistrime në Qendrën Regjistrimit të Automjeteve në Leposaviç dhe duke qenë se në Leposaviç është vetëm një qendër e Kontrollimit Teknik të automjeteve, ndërsa kërkesat janë më të mëdha për arsyet e lartcekura, qytetarët po presin për ta bërë kontrollimin teknik të automjetit që më pas të vazhdojnë me procedurën e regjistrimit”.

    Ky institucion shtoi se banorët e Leposaviqit mund të kryejnë procesin e regjistrimit të automjeteve edhe në qendrat tjera të regjistrimit si në veri të Mitrovicës, Zubin Potok dhe Zveçan.

    Dukagjini shkoi edhe tek kjo Qendër e Kontrollimit Teknik,  e cila është e vetmja në Leposaviq, dhe pa se aty kryheshin kontrollimet teknike.

    Por, që sipas informatave, numri maksimal i kontrollave gjatë ditës është 20.

    E pse ekziston vetëm një qendër kontrollimit teknik, dhe si mund të zgjidhet ky problem nuk ka treguar as Ministria e Infrastrukturës, gjithashtu që nga 13 nëntori.

    Për vonesat kanë ankesa qytetarët serbë.

    “Nuk kam veturë, por kam dëgjuar familjarët që thonë se presin disa ditë”, ka theksuar një qytetar.

    “Kjo po ndodhë për shkak se ka kallaballëk në qendrën e kontrollit teknik, ka shumë kërkesa dhe nuk po mund të kryehen, duhet bërë me termin”, ka theksuar një qytetar.

    Qeveria më 28 tetor 2022 mori vendim që të ndalojë përdorimin e targave ilegale të lëshuara nga institucionet e Serbisë, dhe të njëjtat të konvertoheshin në targa legale të Kosovës.

    Artikuj të ngjashëm

    Qeveria e Serbisë vendos t’i lejojë veturat me targa RKS në territorin e saj nga 1 janari

    Elshani: Mbi 4,200 vetura janë konvertuar në veri (VIDEO)

    Mbi 800 serbë konvertojnë targat ilegale në “RKS”

    Të Fundit

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Rruga Rashkë–Jarinjë e bllokuar nga disa qytetarë serbë, qarkullimi në kufirin me Kosovën pothuajse i ndaluar

    Amerika feston pavarësinë, pamje nga hedhja e fishekzjarreve në Prishtinë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.