Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

    19/04/2024 23:46
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, deklaroi se Prishtina duhet të përmbushë detyrimet e saj nga marrëveshjet me Beogradin, pavarësisht sjelljes së palës serbe.

    Në një intervistë për A2 CNN, ajo thotë se marrëveshja e Brukselit dhe aneksi i Ohrit janë bazë emirë për normalizim të përhershëm të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë por shton se asnjëra palë nuk dëshiron ta zbatojë.

    Ju duhet vullnet politik nga të dyja palët, ne nuk jemi dado, ne jemi lehtësues dhe në fund ju duhen figura të pjekura politike që do të dëshironin të ecnin përpara. Nëse të dyja palët përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve është shumë e vështirë që të bëhet diçka në Bruksel. Nga ajo që kam parë nga Brukseli nga ndërmjetësi ynë Mirsolav Lajçak, nga ajo që kam parë nga vendet anëtare, kishte vërtet shumë vëmendje, shumë shtytje, shumë vizita, amerikanët gjithashtu ndihmuan shumë, por asgjë nuk funksionoi”, deklaroi raportuesja për Kosovën në PE.

    Von Cramon pajtohet se Serbia mund të ishte trajtuar më ndryshe për sjelljen e saj, por shton se kjo nuk e zhbën detyrimin më të rëndësishëm për Kosovën, atë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

    “Shoh se ka, le të themi dështim, për mënyrën se si u trajtua Serbia, pajtohem me këtë se u përkëdhel por megjithatë obligimet janë edhe për Kosovën, kështu që sado që Serbia e ka shkelur marrëveshjen, nuk e ka zbatuar, megjithatë Kosova duhet të bëjë pjesën e saj. Shumë njerëz në këtë vend mendojnë se është plotësisht i njëanshëm, unë do të thosha po dhe jo në të njëjtën kohë, por Asociacioni duhet të krijohet pa marrë parasysh se çfarë do të bëjë nga ana tjetër Serbia”, theksoi ajo.

    Von Cramon nuk pranoi të komentojë në lidhje me kandidaturën e ish-presidentit slloven Borut Pahor për të zëvendësuar Lajçakun si emisar i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

    Artikuj të ngjashëm

    Von Cramon: BE-ja duhet ta përzë Serbinë, jo më para të Evropës derisa Vuçiqi vallëzon me Rusinë e Kinën

    Von Cramon i bën thirrje Serbisë: Pasivizimi i adresave në Luginë duhet të ndalet menjëherë

    Ndalja e autobusëve në kufirin Serbi-Kroaci, Von Cramon: Serbia duhet të ndalojë së turpëruari veten

    Të Fundit

    Përhapet zjarri që kishte shpërthyer gjatë ditës përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë 

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.