Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Von Cramon: BE dështoi në rastin e Kosovës

    03/11/2022 10:57
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka thënë se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret për anëtarësimin e saj në BE.

    “Është shumë frustruese që Franca dhe disa vende tjera të BE-së akoma janë skeptike dhe kanë dyshime se a duhet t’i hiqen vizat qytetarëve të Kosovës, përderisa Kosova i ka plotësuar kriteret. Unë personalisht jam e befasuar me këtë skepticizëm dhe thjesht nuk kam ndonjë shpjegim”, tha ajo.

    “Për mua demokracia është proces ku duhet të respektohen të drejtat e njeriut dhe ku respektohet rendi dhe ligji. Prandaj unë mendoj se mesazhi për të rinjtë e Ballkanit, të cilëve u kërkohet të angazhohen për reforma në vendet e tyre, është që edhe vet BE të reformohet”, tha von Cramon.

    Von Cramon dhe i ngarkuari i qeverisë gjermane për Ballkanin, thanë se vendet e Ballkanit Perendimor duhet të ndihmohen si një paketë dhe jo ndarasi dhe se Procesi i Berlinit është një mekanizëm që do ta shtyjë përpara këtë. U tha po ashtu se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të ecë përpara. Për të dyja vendet “është një moment i mirë që të arrijnë marrëveshje për normalizim”, të arrihet një treg i përbashkët në Ballkan dhe të mund të kontribuojnë edhe në marrëdhëniet e mira bilaterale ndërmjet vendeve.

    Artikuj të ngjashëm

    Borrell: Ballkani Perëndimor ka një mundësi historike për ta lidhur të ardhmen me BE-në

    Von Cramon: BE-ja duhet ta përzë Serbinë, jo më para të Evropës derisa Vuçiqi vallëzon me Rusinë e Kinën

    Von Cramon i bën thirrje Serbisë: Pasivizimi i adresave në Luginë duhet të ndalet menjëherë

    Të Fundit

    U pa në foto me armë, policia e arreston të dyshuarin në Shtime – i gjenden dy uniforma ushtarake

    Qytetari bën thirrjen publike për vajzën që iu mbulua

    Digjen rreth 2 hektarë grur në fshatin Drenoc të Malishevës

    Rihapet rruga në pikën Kufitare Merdarë

    Vajza e Donald Trump rikthehet në jugun e Shqipërisë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.