Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Vokrri: Lista Serbe ka filluar të flas për nisjen e peticionit për largimin e kryetarëve

    13/11/2023 19:29
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri deklaroi se ka informata nga tereni se Lista Serbe ka filluar që të flas me qarqet e saj, për nisjen e një peticioni për largimin e kryetarëve nga komunat veriore të vendit.

    Madje Vokrri për këtë tha se Lista Serbë po e shfrytëzon procedurën ligjore për inicim të kryetarëve të tanishëm, por që ai beson se nuk do të arrijnë as 20 për qindëshin e nënshkrimeve të qytetarëve.

    “Unë kam informata të pakonfirmuara por duke qenë në teren në veri se Lista Serbe ka filluar që të flas në qarqet e saj për nisjen e peticionit dhe ata janë në pritje të një qartësie për këtë marrëveshjen, pra mes nesh dhe Republikës së Serbisë. Se si do të jetë ecuria e mëtejme, a do të ketë implementim apo çfarë do të ndodh dhe nëse e marrin sinjale nga Beogradi, ata mund të fillojnë edhe me organizim të peticionit”.

    “E di që brenda qarqeve të Listës Serbe kjo është duke u bërë, unë e di që edhe pse ua kemi dhënë hapësirën demokratike kujt do, edhe Listës Serbe që ta shfrytëzoj procedurën ligjore për inicim të largimit të kryetarëve, qytetarët e veriut nuk janë të dëgjueshëm dhe nuk besoj që do ta arrij 20 për qindëshin e këtyre nënshkrimeve”, shtoi Vokrri në Tëvë1.

    Artikuj të ngjashëm

    Vokrri: Nuk ka datë të caktuar, gjatë kësaj vere do të hapet ura e Ibrit

    Zv.ministri: Njerëzit po e presin zmbrapsjen e Kurtit që nuk vjen kurrë

    Vokrri: Leposaviqi në fillim i ngjante më shumë një kazerme ushtarake sesa një institucioni civil

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.