Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Vokrri: Leposaviqi në fillim i ngjante më shumë një kazerme ushtarake sesa një institucioni civil

    13/11/2023 18:48
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri duke folur për administrimin e komunave veriore të vendit, tha se nuk ka qenë e lehtë në fillim që të binden qytetarët e asaj pjese të pranojnë që të punojnë dhe të marrin shërbime në institucionet komunale.

    Kjo pasi sipas Vokrrit, Komuna e Leposaviqit në fillim i ka ngjarë më shumë një kazerme ushtarake sesa një institucioni civil.

    “Nuk ka qenë e lehtë në fillim që të binden njerëzit, sidomos po flas për komunën e Leposaviqit. Keni parasysh Leposaviqi në fillim i ngjante më shumë një kazerme ushtarake, sesa një institucioni civil. Nuk ka qenë lehtë që të binden qytetarët serbë të pranojnë për të punuar në atë institucion dhe ti ftojnë edhe të tjerët që të punojnë, e mandej më tutje të tjerët që të marrin shërbime. Dhe është dashur një negociim politik për t’i bindur”, tha ai në Tëvë1.

    Derisa theksoi se negocimi politik është bërë me ata të cilët sipas tij, kanë treguar  gatishmëri për ta marrë përsipër  qoftë rrezikun për jetë.

    “Është negociu me ata që kanë treguar gatishmëri për ta marrë përsipër rrezikun, qoftë rrezikun për jetë, në mënyrë që ta bëjmë rithemelimin e këtyre komunave dhe t’i funksionalizojmë sa të jetë e mundu.  Unë këtu më duhet ta veçoj një nga këta persona ose faktorë politik, është zëvendësministri, Radoica Radomiroviq zv. ministri për Komunitete dhe Kthim. Pra në ministrinë të cilin e udhëheq Nenad Rashiq, i cili i ka bërë hapat e parë në drejtim me rekomandim të kryetarit të Komunës së Leposaviqit Lulzim Hetemi”, shtoi Vokrri.

    Artikuj të ngjashëm

    Vokrri: Nuk ka datë të caktuar, gjatë kësaj vere do të hapet ura e Ibrit

    Zv.ministri: Njerëzit po e presin zmbrapsjen e Kurtit që nuk vjen kurrë

    Vokrri: Lista Serbe ka filluar të flas për nisjen e peticionit për largimin e kryetarëve

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.