Një dy vjeçare në Bingol, Turqi arriti të vriste një gjarpër me dhëmbët e saj, pasi ai e kafshoi atë ndërsa ajo ishte duke luajtur në kopshtin e shtëpisë së saj familjare.
Duke luajtur me gjarprin në kopsht përpara se të kafshohej në buzë nga ai më 10 gusht, vogëlushja – e identifikuar vetëm me inicialet e saj S.E, shkoi për opsionin hakmarrës të kafshimit dhe vrasjes së gjarprit menjëherë duke përdorur dhëmbët e saj.
Fqinjët thuhet se u tmerruan kur gjetën vajzën me një gjarpër të kafshuar për vdekje dhe të shtrënguar mes dhëmbëve.
Mehmet Ercan, babai i vajzës, ishte në punë kur e bija u pickua nga gjarpri para se ta kafshonte atë si hakmarrje.
Ai tha: “Allahu e ka mbrojtur me të vërtetë, fqinjët tanë më kanë thënë se gjarpri ishte në dorën e fëmijës tim, ajo po luante me të dhe pastaj e kafshoi.
“Pastaj ajo e ka kafshuar gjarprin si reagim për mbrojtje”
Vajza mori ndihmën e parë nga fqinjët për kafshimin e gjarprit në buzë përpara se të dërgohej në Maternitetin dhe Spitalin e Fëmijëve Bingol për trajtim të mëtejshëm. Gjarpri për fat të keq ishte përtej shpëtimit.