Është arrestuar një person në të martën në Gjakovë, pasi që i njëjti dyshohet se ka vjedhur veturën VW Bora me targa të Shqipërisë.
Sipas raportit të policisë, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa vetura i është kthyer pronarit.
“Gjakovë / 10.12.2024 – 14:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka vjedhur veturën VW Bora me targa të Shqipërisë pronë e ankuesit mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa vetura i është kthyer pronarit”, thuhet në raport./