Një person është arrestuar nga policia në Gjilan.
A.Sh, rreth moshës 39 vjeçare, dyshohet se gjatë së dielës kishte kryer vjedhje të rëndë në një objekt ndërtimi në rrugën “Marie Shllaku”.
“Duke depërtuar me forcë ka arritur që të vjedhë disa mjete të ndryshme pune. Mjetet e vjedhura nga i dyshuari janë konfiskuar dhe kthyer pronarit legjitim. Ndaj të dyshuarit do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘’Vjedhje e rëndë’’ dhe rasti do të procedohet në Prokurorinë Themelore”, thuhet në njoftimin e policisë