Analisti dhe gazetari, Zylyftar Bregu, ka thënë për Klan Kosova se votimi në qarkun e Vlorës mund të shtyhet deri në ora 22:00, ku zakonisht qendrat e votimit mbyllen në ora 19:00.
“Sot ka pasur disa gjëra të vogla, të shohim ende se ka akoma, se ka edhe rreth dy orë kohë, në rastin më të mirë, por mund të ketë edhe më shumë se dy orë, sidomos në qarkun e Vlorës, që mendohet të shtyhet votimi deri në ora 22:00”, tha ai.
Megjithatë, Bregu shton se procesi i sotëm i votimit ishte korrekt dhe normal.