Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Vllasi: Vuçiq po frikëson serbët e Kosovës për t’i hyrë në qejf Putinit

    02/07/2022 10:09
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ish-politikani Azem Vllasi vlerëson se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, po frikëson serbët e Kosovës vetëm për t’i hyrë në qejf presidentit rus, Vladimir Putin.

    Vllasi, në Edicionin Special në Klan Kosova, thotë se e gjithë kjo është një propagandë që bëhet nga Serbia që nga koha e Millosheviqit.

    “E kam përcjellë gjithë fjalimin dhe reagimin e Vuçiqit lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës dhe m’u kujtua se që nga koha e Millosheviqit propaganda e tyre tenton që serbët e Kosovës t’i frikësojë nga shqiptarët e Kosovës dhe se vetëm Serbia mund t’i shpëtojë ata. Kjo propagandë vazhdon që nga koha e Millosheviqit dhe askush nuk është duke i rrezikuar serbët e Kosovës, pasi janë qytetarë të këtij vendi.

    “Qëllimin e ka më të gjerë kjo çështje pasi serbët e Kosovës as që i dëgjojnë fjalimet e tilla, por t’i dëgjonin sot do të lëshonin Kosovën, Vuçiqi në fjalimin e tij, që është artist i keq, i cili nuk dihet se çfarë qëllimi saktësisht ka. Ai më shumë i kritikoi dhe ofendoi shtetet evropiane kinse ato po e shtyjnë Qeverinë e Kosovës dhe Albin Kurtin që të marrë vendime reciprociteti”.

    “E gjithë këtë Vuçiq e bën që t’i hyjë në hatër Putinit edhe duke kundërshtuar shtetet evropiane, duke mos vënë sanksione ndaj Rusisë pas fillimit të pushtimit të Ukrainës”, tha Vllasi.

    Mes tjerash, Vllasi vlerëson se vendimi i qeverisë për reciprocitetin është i drejtë veçse ka një sugjerim, njofton Klankosova.tv.

    “Vendimi i reciprociteti për kalimin kufitar është i drejtë, por kam një sugjerim se serbët e Kosovës që kanë letërnjoftim të Serbisë kur kalojnë matanë kufirit, Qeveria duhet ta plotësojë vendimin që shqiptarët e Luginës së Preshevës të hyjnë me dokumentet poseduese dhe mos të maltretohen me ato copa letre nëpër kufij. Ky pastaj do të ishte reciprocitet i plotë,” tha Vllasi.

    Artikuj të ngjashëm

    Vllasi: Çfarëdo llogarie që po bën VV-ja me këtë cirk në Kuvend, keq e ka!

    Vllasi thotë se Kurti bëri gabim që nuk u takua me Vuçiqin

    Vllasi: Synimi i Vuçiqit është shtyrja e dialogut, Kosova të insistojë në një afat që të njihet nga Serbia

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.