sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Vlera e koeficientit, reagon KPK: Pagat e prokurorëve janë ulur ndjeshëm, është cenuar funksionalizimi i sistemit prokurorial

    01/02/2023 16:18
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Këshilli Prokurorial i Kosovës përmes  një njoftimi ka bërë të ditur qëndrimin e tyre pas publikimit të vlerës së koeficientit për pagat, shkruan GazetaDemos.

    KPK thonë se kanë shprehur kundërshtimin e tyre në lidhje me këtë vendim dhe kërkojnë që të realizohet kërkesa e tyre drejtuar Avokatit të Popullit, pasi pagat e tyre janë ulur ndjeshëm.

    Tutje, ata shprehen se me këtë rast është cenuar funksionalizimi i sistemit prokurorial.

    Postimi i plotë:

    Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), njofton opinionin publik se në vazhdimësi ka marrë pjesë në grupet punuese gjatë procesit të hartimit të Ligjit për Pagat në Sektorin Publik, me ç’rast ka ofruar propozime dhe komente konkrete lidhur me këtë ligj, por të cilat nuk janë marrë parasysh nga organet përkatëse.

    Rrjedhimisht, sot, me rastin e publikimit të vlerës së koeficientit nga ana e Qeverisë, faktikisht, vërtetohet hapur se janë ulur ndjeshëm pagat e prokurorëve të shtetit dhe pagat e një pjese të stafit administrativ në sistemin prokurorial të Kosovës.

    Më ketë rast, duke shprehur kundërshtimin tonë të fuqishëm lidhur me caktimin e koeficientit të pagave, kërkojmë edhe njëherë që të realizohet kërkesa e Këshillit Prokurorial drejtuar Avokatit të Popullit për referimin e Ligjit për Pagat në Sektorin Publik në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

    KPK konstaton përfundimisht se me këtë rast është cenuar funksionalizimi i sistemit prokurorial, ngaqë pretendimet e ngritura me kohë janë të mbështetura në aktet, praktikat dhe standardet ndërkombëtare dhe, të cilat nuk mund dhe nuk duhet të cenojnë pavarësinë dhe funksionalizimin e asnjë pushteti.

    Artikuj të ngjashëm

    Deklarohet Lista Serbe, pas arrestimit të të dyshuarit për plagosjen e dy zyrtarëve policorë

    PDK-ja mobilizon të rinj e të vjetër për marshin e së dielës

    Kurti e ish të burgosurit flasin për themelimin e institutit për të përndjekurit politikë

    Të Fundit

    Deklarohet Lista Serbe, pas arrestimit të të dyshuarit për plagosjen e dy zyrtarëve policorë

    PDK-ja mobilizon të rinj e të vjetër për marshin e së dielës

    Kurti e ish të burgosurit flasin për themelimin e institutit për të përndjekurit politikë

    Luizi përmend Thaçin e Veselin në Big Brother VIP Albania

    Mbi 11 mijë tonë mallra në përpunim në portin e Durrësit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.