Kryetari i Sindikatës së Shërbimit Korrektues të Kosovës, Zenun Sadikaj në një prononcim për Demos ka folur në lidhje me vlerën e koeficientit në shërbimin korrektues të Kosovës, shkruan GazetaDemos.
Ai tha se me koeficientin për stafin e uniformuar janë të kënaqur, ndërsa pakënaqësi ka në stafin civil dhe atë mbështetës.
“Në si shërbim korrektues për staf të unifrmuar jemi të kënaqur, për staf civil jo, për shkak se në shërbim korrektues punojnë stafi i uniformum, stafi civil dhe stafi teknik dhe mbështetës, dhe për këto të fundit nuk jemi të kënaqur”, tha ai për GazetënDemos.
Ndryshe, Sadikaj tregon se koeficienti për pagat e puntorëve të uniformuar është 5.5, ndërsa për stafin civil prej 3.6 deri në 3.8.