Ka nisur Samiti në Moldavi ku po merr pjesë edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
Ajo që bie në sy është fakti se e para e shtetit aty është ulur në mes të kancelarit gjerman, Olaf Scholz dhe presidentit francez, Emanuel Macron.
Fotot janë publikuar nga kryekëshilltari i Osmanit, Blerim Vela.
“Samiti i EPC në Kishinau fillon me një fjalim pasionant të Presidentit Zelenksy përballë krerëve të shteteve të 47 vendeve evropiane. Një shfaqje e madhe mbështetjeje dhe solidariteti me popullin e Ukrainës. Demokracitë do të mbizotërojnë kundër luftës së agresionit nga një vend hegjemonist”, ka shkruar Vela.