Lajme

Vjosa Osmani: Kosova s’do të ishte ajo që është sot pa gratë, vendi s’mund të ecë përpara nëse ato përballen me pengesat që s’i meritojnë

Ish-presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka vlerësuar kontributin e grave dhe vajzave në zhvillimin e Kosovës.

Osmani, ka thënë  se, pa to, Kosova kurrë s’do të ishte ajo që është sot.

‘‘Të dashura gra, kjo fushatë nuk do të ekzistonte pa ju, kjo Kosovë nuk do të ekzis të ju flasë nënave, të cilat çdo mëngjes zgjohen para të gjithëve dhe bien të flejnë pas të gjithëve. Gjysheve që i mbajtën familjet në këmbë në vitet më të vështira. Grave të rezistencës paqësore, të UÇK’së, të ndërtimit të paqes, aktiviste, në bujqësi, binzes në fabrika, në zyra, në spitale, shkolla e universitete, në media, në art, në shkencë, e në teknologji, nënave të reja, vetëushqyese, që mbajnë mbi supe barrën e dy prindërve, pa ju gra e vajza, Kosova kurrë nuk do të ishte Kosova që është sot. Por Kosova nuk mund të ecë para me shpejtësinë që meriton, nëse gratë vazhdojnë të përballen me pengesa që nuk i meritojnë, prandaj zotimi ynë është për barazi në mundësi.’’, ka thënë ajo mes tjerash.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button