Presidentja e vendit Vjosa Osmani i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Gjikolli.
Artisti dhe njëherësh menaxheri i portalit “Telegafi” Arlind Gjikolli vdiq në moshë të re nga një sëmundje e rëndë.
“Me dhimbje të thellë e morëm lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të Arlind Gjikollit”, thuhet në telegram.
Po ashtu Osmani i ka shprehur ngushëllime edhe komunitetit kulturor dhe medial si dhe ka inkurajuar familjen Gjikolli që ta përballojë dhimbjen.
“Në këto çaste të rënda për familjen, bashkëndjej me ju dhe ju inkurajoj që të gjeni forcë për përballimin e dhimbjes. I përhershëm qoftë kujtimi për Arlind Gjikollin!”, thuhet ndër të tjera në letër.
Drejtori menaxhues i Telegrafit dhe artisti, Arlind Gjikolli – Gjikla, u nda nga jeta mbrëmjen e së hënës (5 dhjetor), në moshën 41 vjeçare pas një sëmundje të rëndë.