Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj në video – podcastin e Periskopit ka thënë se opozitarët kanë pasur më shumë vizita me ndërkombëtarët se vet kryeministri.
Ajo ka thënë se Kurti nuk ka marrë ftesa nga ndërkombëtarët.
“Albin Kurti nuk e ka pasur asnjë ftesë zyrtare të ndonjë niveli të dëshirueshëm, në ndonjë vizitë të dëshirueshëm në ndonjë vend, më shumë kanë pasë liderët e opozitës takime dhe kryeministri Kurti nuk e ka pasë asnjë”, ka thënë ajo për Periskopin.