Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Vjen reagimi i Haradinajt pas vendimit të Kushtetës: Ta zbatojmë, është rruga për t’i dhënë fund bllokadës

    26/06/2025 19:41
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve të legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës që të zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për formim të Komisionit për votim të fshehtë në seancat konstituive, si dhe të gjitha vendimet tjera që kanë natyrë të njëjtë me të të marra në seancat paraprake dhe të mëpastajme për të njëjtën çështje.

    Në një postim në Facebook, Haradinaj u deklarua kështu pasi Kushtetuesja ishte pro kërkesës së kësaj partie politik për çështjen e lartcekur.

    “Në një situatë të një bllokade totale të krijimit të institucioneve të Republikës së Kosovës, përfshirë edhe konstituimin e Kuvendit, një rast i padëgjuar ky për botën demokratike, kemi kërkuar rrugëdalje në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës. Nuk e kemi bërë për interesa partiake, por për interes të vendit dhe të zbatimit të vullnetit të shprehur me votë në zgjedhjet parlamentare të shkurtit të vitit 2025. Këtë kërkesë tonën nuk e kemi shndërruar në çështje e as në kauzë politike”.

    “Prej ditës që e kemi dorëzuar kërkesën tonë në Gjykatë, më 12 maj 2025, nuk kemi bërë asnjë komunikim publik për epilogun eventual të saj, gjithnjë duke mos dashur të interferojmë në vendimin e Gjykatës. Nuk mund të mos shprehemi të lehtësuar që kërkesa e AAK-së për interpretim dhe zgjidhje nga Gjykata Kushtetuese është pranuar dhe Gjykata ka nxjerrë vendim për këtë çështje, duke krijuar një bazë ligjore për të dalë nga ngërçi i krijuar”.

    “Shfrytëzoj rastin që t’u bëj thirrje të gjithë deputetëve, pa dallim përkatësie politike e partiake, që ta zbatojnë këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese dhe t’i hapin rrugë konstituimit të Kuvendit dhe krijimit të institucioneve që dalin nga zgjedhjet e fundit parlamentare”, shpreh Haradinaj. 

    Artikuj të ngjashëm

    Abelard Tahiri ‘godet’ VV-në: Kushtetuesja foli, vendimi për komision të fshehtë ishte jokushtetues

    E konfirmon NISMA: Do të garojmë në gjithë Kosovën në zgjedhjet lokale

    Pas rreth tre muaj, OBSH arrin t’i dërgojë ndihmat e para mjekësore në Gaza

    Të Fundit

    Abelard Tahiri ‘godet’ VV-në: Kushtetuesja foli, vendimi për komision të fshehtë ishte jokushtetues

    Vjen reagimi i Haradinajt pas vendimit të Kushtetës: Ta zbatojmë, është rruga për t’i dhënë fund bllokadës

    E konfirmon NISMA: Do të garojmë në gjithë Kosovën në zgjedhjet lokale

    Pas rreth tre muaj, OBSH arrin t’i dërgojë ndihmat e para mjekësore në Gaza

    Rafuna: Kam frikë që bizneset tona s’do ta presin dimrin – i kanë detyruar të dalin në treg të lirë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.