sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Vjen pjesa e dytë e dokumentarit ‘VIRUSSIA’ – tregohet se si Rusia dezinformon dhe propagandon në Ballkanin Perëndimor

    08/07/2021 12:20
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Vjen pjesa e dytë e dokumentarit ‘VIRUSSIA’ – tregohet se si Rusia dezinformon dhe propagandon në Ballkanin Perëndimor

    Pas shfaqjes së suksesshme tëpjesës së parë, dokumentari “VIRUSSIA” në episodin e dytë do të shfaq se si Rusia dezinformon në Ballkanin Perëndimor.

    “VIRUSSIA” sjell detaje të propagandës dhe manipulimeve që bënë Federata e Rusisë për të ndërhyrë në vendet e rajonit.

     

    Pjesa e dytë, zbulon kohën kur mediat serbe filluan presionin në udhëheqjen serbe për t’u radhitur në krah të Rusisë.

     

    Gjithashtu, flitet edhe për një shqiptar, bashkëpunëtor i mediave shtetërore ruse. Është siguruar edhe një video ku ai këndon së bashku me serbët këngë nacionaliste serbe në një qytet të Rusisë.

     

    Dokumentari përbëhet nga katër pjesë: siguria, propaganda, diplomacia dhe roli i Kishës Ortodokse.

     

    Projekti është realizuar Radio Televizioni i Kosovës me partneritet të medieve të tjera ballkanike si dhe instituteve të veçanta që merren me studimin e ndikimit rus.

     

    Si rrallë herë, dokumentari ka arritur që t’i përfshijë brenda shqiptarë, serbë, boshnjakë, malazezë e maqedonas. Politikanë, studiues, ish-pjesëtarë të inteligjencës e gazetarë flasin për pothuajse njëzëri për pasojat që ka shkaktuar ndër vite Rusia në rajon dhe më gjerë.

     

    Ditën e hënën, më 12korrik, ora 20:10, shfaqet emisioni i dytë në RTK si dhe ne kanalin T7.

    Artikuj të ngjashëm

    Ukraina akuzon Rusinë për bllokim të marrëveshjes për drithëra

    Lavrov: Sjella ndaj serbëve është marrje e paligjshme e pushtetit në veri, Perëndimi ka kaluar në anën e shqiptarëve

    Raporti i PE-së për Kosovën e konfirmon se ka ndërhyrje për dezinformim nga Rusia dhe Kina

    Të Fundit

    Kurti në Kuvend: Jepjani mbështetjen Policisë së Kosovës, është në vijë fronti me milicinë fashiste

    Krasniqi, Kurtit: As kryetarëve të komunave nuk iu ke tregu që kanë me dalë në zyre

    Protestuesit në Zveçan thonë se “duan të punojnë”

    Kusari-Lila, opozitës: Duhet të vendoset a jeni kundër vendosjes së flamurit të Kosovës, kudo pa dallim apo jo

    Kurti i quan të tepruara deklaratat dhe shqetësimet ndërkombëtare: S’i ndihmuan situatës

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.