Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Vjedhja në xhaminë “Bedri Kameri” në Prishtinë, Imami Labinot Maliqi apelon për bashkëpunim me Policinë

    12/12/2024 20:40
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Policia e Prishtinës ka nisur një kërkim për të identifikuar një person të dyshuar për vjedhje, pas një incidenti të ndodhur në xhaminë “Dr. Prof. Bedri Kameri”.

    Sipas pamjeve të siguruara nga kamerat e xhamisë, autori i dyshuar është filmuar gjatë kryerjes së veprës penale.

    Sektori i Hetimeve në Prishtinë, me autorizim nga Prokuroria, ka bërë thirrje publike për çdo informacion që mund të ndihmojë në identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar. Pamjet dhe fotot e shpërndara nga autoritetet po qarkullojnë në media dhe janë kërkuar ndihma nga qytetarët.

    Imami i xhamisë, Labinot Maliqi, ka reaguar lidhur me këtë rast dhe ka falënderuar Policinë e Kosovës për veprimin e shpejtë dhe profesional në hetimin e rastit. Ai ka apeluar për bashkëpunim nga ana e qytetarëve, duke i ftuar ata të ndihmojnë në identifikimin e të dyshuarit.

    “Faleminderit Policisë së Kosovës për reagimin e shpejtë dhe profesional ndaj këtij rasti. Angazhimi i tyre është për t’u vlerësuar dhe besojmë që me ndihmën e qytetarëve dhe përkushtimin e Policisë, ky rast do të zgjidhet”, ka shkruar Maliqi.

    Ai ka ftuar qytetarët që të ofrojnë çdo informacion përmes numrit të telefonit 192, në mënyrë që personi i dyshuar të identifikohet dhe të përballet me drejtësinë

    Artikuj të ngjashëm

    Dyshohet për shpërthimin e një bombole të gazit te ‘Qafa’ në Prishtinë, raportohet për të lënduar

    Sofalia me shkollë për 720 nxënës, ja kush ishte investitori

    Haxhiu për vrasjen në Aktash: Kriminelët të mos tolerohen nga sistemi i drejtësisë

    Të Fundit

    Aksident i rëndë në rrugën Zhabar-Shipol, vetura përfundon në kanal

    10 vjet nga konflikti i armatosur në “Lagjen e Trimave”

    Publikohen pamje ekskluzive nga Vatikani, momenti kur u zgjedh papa i ri

    Pas më shumë se 100 vjetësh rikthehet “Leo”, ja çfarë simbolizon ky emër që e zgjodhi papa i ri

    “Kanë për qëllim kërcënimin ndaj meje”, Gjergj Dedaj kontaktohet nga Gjykata Speciale

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.