Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Vizitën e parë zyrtare jashtë shtetit si kryeministër Xhaferi e ka në Bruksel

    13/02/2024 17:30
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, është duke qëndruar për vizitë pune në Bruksel, sot dhe nesër, kjo është vizita e parë ndërkombëtare pas marrjes së detyrës.

    Në njoftimin e Maqedonisë së Veriut thuhet se delegacioni i kryesuar nga Xhaferi do të jenë zëvendëskryetari i parë i Qeverisë, Bojan Mariçiq dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

    Në kuadër të vizitës, Xhaferi do të vizitojë selinë e NATO-s dhe Këshillit Evropian, Komisionin Evropian dhe Parlamentin Evropian.

    N”ë selinë e NATO-s, Kryeministri do të takohet me zëvendëssekretarin e Përgjithshëm, Mirçea Xhoana, më pas do të zhvillojë takime të ndara me liderët e Këshillit Evropian, Sharl Mishel, dhe të Komisionit Evropian, Ursula von der Lejen. Në Parlamentin Evropian, kryeministri do të realizojë një takim me një grup euro-deputetësh të partive politike pro-evropiane”.

    “Në takimin me ZSP të NATO-s në fokus do të jenë temat që kanë të bëjnë me sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe të kontinentit evropian, si dhe kontributin aktiv të Maqedonisë së Veriut në Aleancë. Me liderët evropianë, Kryeministri Xhaferi do të bisedojë për prioritetet e Qeverisë në drejtim të vazhdimit të procesit të integrimit evropian, duke u përqendruar në reformat dhe prioritetet që kanë të bëjnë me Planin e rritjes, përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme të dyfishta, si dhe tema nga rajoni dhe konteksti global”, thuhet në njoftim

    Të Fundit

    S’ka kompromis e as konsensus, dështon sërish konstituimi i Kuvendit

    Pas alarmit për bombë: Vazhdon tentimi i 42-të për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit

    Çitaku: Edhe më të rrezikshme se kërcënimi me bombë janë prirjet totalitare të LVV-së

    Bekë Berisha tha se do ta votojë cilindo kandidat në votim të hapur, reagon Haradinaj

    Zemaj: Besojmë që VV-ja do ta gjejë mirëkuptimin që ta kryejë procedurën e zgjedhjes së kryeparlamentarit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.