Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen javën e ardhshme do ta nisë një turne në shtet e Ballkanit Perëndimor.
Ajo të shtunën, më 26 tetor, do të jetë në Kosovë. Kështu bëhet e ditur në kalendarin e publikuar në web-faqen e KE-së, ku do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.
Von der Leyen vizitën e saj e fillon në Shqipëri të mërkurën më 23 tetor, ku do të takohet me kryeministrin Edi Rama, e më pas pritet ta mbajë një fjalim në ceremoninë e inaugurimit të kampusit të Kolegjit të Europës në Tiranë.
Më 24 tetor (e enjte) do të takohet me presidentin shqiptar, Bajram Begaj.