Agron Kabashi i PSD-së, ka reaguar për vizitën e kryetarës së Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova në Kosovë.
Përmes një postimi, ai ka shkruar se ajo ka për qëllim përmirësimin e imazhit të Gjykatës Speciale që është në krizë nga mungesa e legjitimitetit.
“PSD-ja është e vendosur që kjo përpjekje të mos arrijë qëllimin. Gjykata Speciale është e padrejtë, segreguese dhe raciste, prandaj z.Trendafilova nuk është e mirëseardhur këtu”, ka shkruar ai.
Tutje, ai ka bërë thirrje që të mërkurën, më 29 nëntor, të bashkohen të gjithë në protestë dhe të kundërshtojnë padrejtësinë që po interpretohet si drejtësi.