Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    “Vizita e nënës Ajshe ka qenë si e një shenjtoreje”, Mavraj me fjalë të mëdha për vizitën e nënës së vëllezërve Gërvalla tek studentët

    01/10/2022 21:50
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Gjashtë javë para protestave studentore të 1 tetorit të 1997, studentët pritën në vizitë një grup personash që vinin nga Deçani, e që organizatori i tyre ishte Rasim Selmanaj i cili me anë të autobusit, transportoi të gjithë ata për në Prishtinë.

    Atyre u printe nëna e vëllezërve Gërvalla, nëna Ajshe, e cila u shkoi në vizitë studentëve për t’i përkrahur në nismën e tyre.

    Kjo vizitë do të kthehej në një pikë motivimi për studentët të cilët jo pak u frymëzuan nga fjalët e saj dhe të organizatorëve të atij udhëtimit.

    “Ka pas edhe momente kur ka ardh ndihma nga nuk e kemi prit, përshembull vizita jonë e parë tek ne, shumë e rëndësishme e inspiruese, ka qenë vizita e shoqërisë kulturo-artistike “Jusuf Gërvalla” të Deçanit, në krye me nënën Ajshe, pasi vizita e saj tek ne ka qenë si një vizitë e një shenjtoreje, dhe Kosova i ka borgj kësaj nëne. Ardhja e nënës Ajshe ka qenë tepër motivuese, unë dua të falënderoj shumë tërë stafin, kanë ardhur një autobus me njerëz për të na motivuar, na kanë sjellë portretin e Jusuf Gërvallës na kanë sjellë fjalë të mira. Ka qenë me këmbë të mbarë nëna Ajshe, ka qenë diku gjashtë javë para protestës”, ka deklaruar Muhamet Mavraj “n’Demos”.

    Të frymëzuar e të motivuar si asnjëherë më parë, studentët e kishin të qartë para vetes, se kjo protestë do të ndodhte më 1 tetor të ’97.

    Këta kishin presion nga veprimtarë të mëdhenj shqiptar që kjo protestë të shtyhej, mirëpo si “rebel” të kohës që ishin, ata mbajtën protestën e cila do t’i nxjerrte në rrugë sipas tij 1 milion shqiptarë.


    “Ardhja e 13 ambasadorëve të huaj para 1 tetorit, Adem Demaçi na pat dërgu fjalë shtyne dhe 10 ditë se s’bohet kijameti. Por, ne e dinim se kjo nuk do të ndodhte, pasi studentët kanë vendosurqë më 1 tetor të ndodhte protesta, kur ndodhi nuk kishim pritur që do të kishte aq shumë njerëz, ishte një shpërthim. Tërë trotuaret e Prishtinës ishin të mbushur me njerëz duke i pritur studentat, dhe sipas mendimit tim, në të gjithë qytetet e Kosovës kanë qenë 1 milion qytetar që kanë dalur në rrugë në përkrahje për ne”, është shprehur Mavraj, përcjell GazetaDemos.

    Artikuj të ngjashëm

    Hajrizi: Jusuf Gërvallën dhe Kadri Zekën i bashkoi objektivi, edhe pse ishin në organizata të ndryshme

    42 vjet nga vrasja e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës

    Mavraj: Albin Kurti refuzoi t’i bashkohej Lëvizjes Studentore, kishte frikë

    Të Fundit

    Arre’stohen 5-6 qytetarë serbë të cilët pro’testuan kundër ndërtimit të urave që bashkojnë jugun me veriun e Mitrovicës

    Vendosen gurthemelet e dy urave të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicë

    Osmani i ndan mirënjohje komandantit në largim të Komandës Rajonale Lindje të KFOR-it amerikan

    Aliu ispekton nisjen e dy urave mbi Lumin Ibër

    KQZ-ja fillon programin trajnues për Komisionet Komunale të Zgjedhjeve për zgjedhjet lokale

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.