sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Vitia: Vaksinat që po përdoren në Kosovë janë të sigurta, nuk pranojmë vaksina ruse e as kineze

    08/07/2021 09:44
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia është vaksinuar sot kundër COVID-19 me vaksinën e AstraZenecas.

    Me këtë rast, pas vaksinimit ai ka kërkuar nga qytetarët që të mos hezitojnë në marrjen e vaksinës AstraZeneca.

    Vitia është shprehur se të gjitha vaksinat që i ka vendi në dispozicion janë të aprovuara.

    “Le të harrojmë vaksinën AstraZeneca, Pfizer, Moderna. Sot ka vetëm vaksina kundër COVID-19 të aprovuara nga EMA. Vaksinohuni se vetëm kështu ja dalim. Ne kemi vaksina kundër Covid-19 në stoqet tona. Kemi doza të mjaftueshme dhe për ne të dy vaksinat janë të sigurta sepse janë të aprovuara në EMA. Të gjithë qytetarët që vinë do të marrin vaksinë të sigurtë, a është ajo AstraZeneca apo Pfizer, ne nuk duhet ta bëjmë këtë pyetje”, ka shtuar ai.

    Tutje Vitia ka thënë se asnjë prej qytetarëve, as prej atyre që janë vaksinuar me vaksinën e AstraZenecas nuk kanë pasur ndonjë efekt serioz pas marrjes së vaksinës.

    “Akoma nuk kemi asnjë efekt serioz nga asnjëra vaksinë. Qytetarët duhet të jenë të bindur se ne do të mbajmë vetëm vaksina të sigurta. Ministria e Shëndetësisë e bënë të qartë se Kosva është një nga vendet e radha në rajon dhe më gjerë që nuk ka pranuar vaksina të paaprovuara. Ne kemi dhe do të marrim vetëm vaksina të aprovuara, nuk do të marrim as Ruse e Kineze. Kjo ka të bëjë me sigurinë e vaksinave dhe sigurinë e shëndetit të qytetarëve”, ka shtuar ai.

    Artikuj të ngjashëm

    Pas votimit të Projektligjit për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar, reagon ministri Vitia

    Vitia tregon për tri vaksinat e reja të siguruara

    OBSH miraton vaksinën e dytë kundër malaries

    Të Fundit

    Scholzi e Macroni do tentojnë t’i bëjnë bashkë Osmanin e Vuçiqin në Granada

    Aida Doçi shfaqet me fustan nusërie, kjo është arsyeja

    Tetë të vdekur e 23 të zhdukur nga përmbytjet në Indi

    Scholzi kërkon zgjidhje paqësore mes Kosovës e Serbisë

    Rashiq: Vuçiq nuk është njeri që mund të qëndrojë pa gënjyer

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.