Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Vitia nënshkruan marrëveshje me ambasadorin e Zvicrës për avancimin e kujdesit shëndetësor 

    22/03/2024 19:51
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jürg Sprecher nënshkruan Marrëveshje për Avancimin e Kujdesit Shëndetësor të Qasshëm dhe Cilësor në Kosovë (AQH), Faza III.

    Kjo marrëveshje shënon një pikë të rëndësishme në bashkëpunimin e vazhdueshëm mes Kosovës dhe Zvicrës për të përmirësuar qasjen dhe cilësinë e kujdesit shëndetësor në vend.

    Sipas komunikatës së MSh-së, Vitia falënderoi ambasadorin, Jürg Sprecher për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pa rezervë në sistemin shëndetësor në Kosovë” përmes Projekteve “Kujdesi Shëndetësor i Qasshëm dhe Cilësor (AQH) Faza I dhe Faza II si dhe Shërbimet e Integruara Shëndetësore (IHS).

    Gjithashtu Vitia theksoi rëndësinë e kësaj marrëveshje për përmirësimin e shërbimeve në Kujdesin Parësor Shëndetësor, duke pasur parasysh se këto institucione janë porta e parë e pacientit drejt kujdesit shëndetësor.

    “Ju siguroj se Ministria e Shëndetësisë do të bëjë të gjitha përpjekjet për të siguruar lejet dhe miratimet e nevojshme për të mundësuar një zbatim në kohë dhe efikas të këtij Projekti dhe do të kontribuojë në krijimin e një konteksti të favorshëm për zhvillimin e një sistemi të qëndrueshëm të kujdesit shëndetësor në Kosovë me theks të veçantë në Kujdesin Parësor Shëndetësor (KPSh)”, tha Vitia.

    Ndërsa, ambasadori Zviceran tha se marrëveshja e sotme është një dëshmi e vizionit të përbashkët për të ndërtuar një sistem shëndetësor të qëndrueshëm dhe të përshtatshëm që është i gatshëm të përmbushë nevojat e sotme dhe të pranojë sfidat e të ardhmes, veçanërisht në lidhje me sëmundjet kronike.

    “Nënshkrimi i marrëveshjes së Fazës III të Projektit AQH nënvizon përkushtimin e të dy qeverive, kosovare dhe zvicerane, për zhvillimin e qëndrueshëm të shërbimeve shëndetësore në Kosovë. Me një buxhet projekti prej 6,500,000.00 CHF, Faza III synon të mbështes më tej ofruesit dhe menaxherët shëndetësor, njohuritë mbi shëndetin të komunitetit dhe të promovojë kërkesën për kujdes cilësor tek qytetarët, veçanërisht popullata e cenueshme”.

    Artikuj të ngjashëm

    Vitia: Stomatologjisë iu shtuan edhe 24 karrige moderne

    Vitia i uron shërim bashkëpartiakes Mimoza Kusari-Lila e cila u diagnostifikua me kancer të gjirit

    Përurohet Klinika e re e Ortopedisë, Vitia: Kushte moderne si ato evropiane

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.