Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Vitia: Lista esenciale paraqet listën e nevojave për barnat kryesore

    28/03/2023 16:30
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Mbi 100 propozime të reja janë dorëzuar për listën e barnave esenciale, me çrast, 68 prej tyre janë pranuar. Produktet e reja të përfshira në këtë listë janë për të gjitha sëmundjet e organeve të trupit, por edhe atyre që janë rralla.

    Monopoli dhe influenca e kompanive farmaceutike kanë qenë tema diskutimi në tryezën që u thirr për të diskutuar rreth revidimit të barnave nga lista esenciale.

    Ministri i Shëndetësisë bashkë me kryesuesin e komitetit kyç për përcaktimin e listës u përballën me kritika në debatin publik.

    Ai tha se Lista e barnave esenciale paraqet listën e nevojave për barnat kryesore të cilat i kanë tre nivelet e kujdesit shëndetësor sistemit, ndërsa Komiteti për hartimin e saj ka paraparë që brenda kësaj liste të përfshihen barnat efikase, të sigurta dhe kosto-efektive.

    “Duke parë nevojat e shumta të pacientëve, me rritjen e buxhetit për barna dhe materiale shpenzuese esenciale për sistemin shëndetësor në Kosovë në afër 60 milionë euro, do të këtë më shumë mundësi që të bëhen plotësimet dhe ndryshimet përkatëse, ashtu që sa më shumë pacientë të përfitojnë nga barnat e reja që do t’i shtohen listës”, tha ministri Vitia gjatë kësaj tryeze. Buxheti për LBE është ngritur nga 24 milionë në 36 milionë për Kujdesin Tretësor dhe Dytësor Shëndetësor dhe nga 11 milionë në 24 milionë për Kujdesin Parësor Shëndetësor, tha ai.

    Ministri Vitia theksoi se diskutimi publik me palët e interesuara kishte për qëllim rritjen e transparencës rreth Listës së re të barnave esenciale, marrjen e komenteve dhe kontributeve profesionale nga përfaqësuesit e sektorit shëndetësor si dhe përfaqësimi sa më i drejtë i interesave të pacientëve në kuadër të kësaj liste.

    Kryesuesi i Komitetit profesional për hartimin e Listës së re të barnave esenciale, Dr. Driton Vela ka prezantuar punën e komitetit kyç dhe nën-komiteteve profesionale në hartimin e listës, metodologjinë e përdorur, terapitë e reja të përfshira në këtë listë, përfshirë edhe ato që kanë të bëjnë me Sëmundjet e rralla, etj.. me qëllim që lista të reflektojë nevojat e pacientëve në Kosovë, por edhe mundësitë financiare që i ka sektori shëndetësor në Kosovë.

    Ai theksoi se Lista e re e barnave esenciale është përpiluar, bazuar edhe në standardet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

    Gjatë diskutimeve të hapura u dhanë rekomandime të ndryshme me qëllim që lista e re e barnave esenciale të jetë sa më cilësore dhe përmbajtjesore, ndërsa Komiteti profesional do t’i analizojë dhe trajtojë ato para se Lista të finalizohet dhe nënshkruhet nga Ministri i Shëndetësisë.

    Buxheti i paraparë sivjet për mbulimin e Listës së Barnave Esenciale është 60 milionë euro, që paraqet një rritje të ndjeshme krahasuar me vitet paraprake.

    Artikuj të ngjashëm

    Vitia: Stomatologjisë iu shtuan edhe 24 karrige moderne

    Vitia i uron shërim bashkëpartiakes Mimoza Kusari-Lila e cila u diagnostifikua me kancer të gjirit

    Përurohet Klinika e re e Ortopedisë, Vitia: Kushte moderne si ato evropiane

    Të Fundit

    Zelensky: Biseda e fundit me Trump ishte më e mira deri tani

    Komandanti ukrainas paralajmëron ofensivë të re ruse: Duhet të jemi të përgatitur

    Kërcënimi me bombë në Kuvend, Policia: Dyshohet se erdhi nga një numër nga Serbia

    Musk thotë se ka themeluar parti politike

    “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.