Vetëm dy agjenci të lajmeve kanë mundur ta sfidojnë ministrin Arben Vitia, në një konferencë të thirrur për medie nga Ministria e Shëndetësisë.
Të gjitha platformat e tjera mediale, nuk janë informuar qëllimshëm nga Ministria e Shëndetësisë për daljen në një konferencë të jashtëzakonshme për media të Vitisë, ministrit të Qeverisë Kurti, përgjegjës për situatën e përkeqësuar pandemike në vend.
Vitia, i cili doli sot para vetëm dy mediave për t’u arsyetuar rreth dështimit të dikasterit që ai drejton për administrimin e 131 mijë dozave të vaksinave AstraZeneca, ka zgjedhur t’u shmanget ballafaqimit me gazetarët. Ka zgjedhur të mos i ftojë shumicën prej tyre në konferencën e sotme për shtyp.
Ironikisht, konferenca e sotme e ministrit Vitia nisi me një falënderim të tij drejtuar medieve.