Kryetari i LDK-së dega Ferizaj, Visar Azemi, ka ndarë pamje nga tubimi i kësaj partie në Gjilan.
Azemi në shkrimin e tij në Facebook thekson se ‘Kjo përkrahje e madhe për LDK-në, tregon se Gjilani ka zgjedhur LDK-në dhe “Rrugën e Re”, sepse “Rruga e Re” është zgjidhja për të ardhmen’
“‘Turneu i Ndryshimit’ vazhdon, sepse rruga përpara është plot sfida, por edhe mundësi të mëdha për progres.Me LDK-në dhe mbështetjen tuaj, do të ndërtojmë një Kosovë më të fortë ekonomikisht” shkruan Azemi