Sulmuesi Vinicius Junior, u shpreh se është i lumtur tek Real Madridi dhe nuk po i interesojnë ofertat e klubeve saudite.
Mirëpo, duket se milionat e ofruara e kanë tunduar lojtarin, shkruan IndeksOnline.
Vinicius ka marr pjesë në një takim me përfaqësues të lartë të familjes mbretërore saudite. Oferta që i është bërë sulmuesit është një pagë prej një miliardë eurosh për pesë sezone, pra 200 milionë euro në vit, sipas ”Radio Marca”.
Prezent në këtë takim ishin rrethi i ngushtë i sulmuesit dhe përfaqësues të tij. Për afërsisht 15 minuta, Vinícius-it iu prezantuan planet për një bashkëpunim të ardhshëm. Përveç marrëveshjeve të favorshme tregtare, arabët i ofruan atij edhe mundësinë për të qenë ambasador për Kupën e Botës 2034, e cila do të organizohet nga Arabia Saudite.
Ky takim e shqetësoi Real Madridin sipas ”Radio Marca”, pasi braziliani ka kontratë edhe për dy vite me ta.
Nuk dihet ende se cila do të jetë e ardhmja e Vinit, se a do të tundohet ai nga ofertat e majme