Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Vihet gurthemeli për ndërtimin e dy klinikave të reja, Vitia: Po krijohen hapësira dhe standarde moderne për pacientët

    02/05/2024 15:31
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia dhe Drejtori i ShSKUK-së, Elvir Azizi kanë vendosur gurthemelin për ndërtimin e Klinikës së Hematonkologjisë dhe Klinikës së Nefrologjisë.

    Ministri Vitia ka thënë se ky projekt i cili kap vlerën prej 4,299,23.31 euro, do të krijojë  hapësira dhe standarde moderne për pacientët. Ndërsa ka thënë se në klinikat e reja do të ofrohen sherbime të cilat nuk janë ofruar më parë, e për të cilat pacientët kanë kërkuar trajtim jashtë vendit.

    “Ky projekt në vlerë prej 4,299,23.31 Euro, do të krijoj hapësira dhe standarde moderne për pacientët. Sipërfaqe prej 3760 m², me këtë investim sigurojmë më shumë cilësi e më shumë shërbime. Së shpejti për herë të parë do të jipet shërbimi i Plazmafererzes dhe po angazhohemi që të ofrohet edhe biopsia e veshkës.  Në Klinikën e re do të bëhet transplantimi autolog i palcës kockore tek leukemitë akute gjë që nuk është bërë deri më tani për shkak të kushteve dhe pacientët janë derguar jashtë vendit për trajtim dhe transplant të palcës kockore. Kemi nisur nga aty ku ka nevojë më së shumti, po vazhdon transformimi klinikë për klinikë”, ka shkruar Vitia në Facebook.

    Artikuj të ngjashëm

    Vitia: Stomatologjisë iu shtuan edhe 24 karrige moderne

    Vitia i uron shërim bashkëpartiakes Mimoza Kusari-Lila e cila u diagnostifikua me kancer të gjirit

    Përurohet Klinika e re e Ortopedisë, Vitia: Kushte moderne si ato evropiane

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.