Vietnami angazhon ushtrinë në zbatimin e izolimit ndaj COVID-19

Qeveria vietnameze ka angazhuar ushtrinë për t’iu siguruar ushqim dhe ndihma amvisërive në qytetin Jo Chi Minh, teksa ka ashpërsuar edhe më tutje masën e kufizimit të lëvizjes së njerëzve midis përkeqësimit të gjendjes me pandeminë.

Personeli ushtarak do të stacionohet për të ndihmuar në logjistikë derisa qyteti me 10 milionë banorë u ka kërkuar njerëzve që të qëndrojnë brenda shtëpive nisur nga e hëna.

Masa është zbatuar pasi Vietnami shënoi më tepër se 10 mijë raste të reja të infektimit me koronavirus dhe 390 vdekje gjatë së premtes.

Nën kufizimet e reja, njerëzit në zonat me rrezikshmëri më të lartë nuk guxojnë fare të dalin nga shtëpitë.

Reklama