Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Vidovdani, serbi vjen me bluzë me simbole të ushtrisë ruse, Policia e Kosovës e detyron ta heqë

    28/06/2022 12:27
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Dhjetëra serbë janë mbledhur për të festuar “Vidovdanin” në Gazimestan të Obiliqit, një festë serbe që festohet më 28 qershor, në kujtim të Betejës së Kosovës të zhvilluar në vitin 1389.

    Kremtimi i kësaj dite ndërlidhet me përvjetorin e Betejës së Kosovës, që historia serbe e njeh si fitoren shpirtërore të saj, pavarësisht një humbjeje të madhe të forcave ballkanike dhe vrasjes së princit serb Lazar.

    Pranë monumentit në Gazimestan kanë filluar të grumbullohen qytetarët serbë, ndërkaq për sigurinë e tyre dhe respektimin e rendit dhe qetësisë publike po përkujdesen forcat e Policisë së Kosovës.

    Policia po i kontrollon të gjithë personat që po hynë në oborrin e objektit kulturor.

    Një person është ndaluar nga policia, për shkak se i njëjti kishte të veshur një bluzë me mëngë të shkurtëra në të cilën shihen simbolet e ushtrisë ruse në luftën në Ukrainë.

    Simboli i cili shihet në ballinë të një tanku është shkronja “Z”.

    E vendosur në tanke, në bluza, e vizatuar në mure ndërtesash e në shumë vende të tjera, shkronja ‘Z’ është shndërruar në simbolin e luftës së Rusisë në Ukrainë, që nisi më 24 shkurt.

    Fillimisht, simboli ‘Z’ u pa në tanket që ishin nisur drejt kufirit të Ukrainës, disa ditë para se presidenti rus, Vladimir Putin, të urdhëronte pushtimin e shtetit fqinj.

    Ky simbol shpejt u shndërrua në simbol për mbështetjen e luftës së Putinit në Ukrainë.

    Çfarë kuptimi ka simboli “Z”?

    Ekspertë të ndryshëm kanë spekuluar lidhur me kuptimin e simbolit ‘Z’, por edhe për shkronjat e tjera përfshirë ‘O’, ‘X’, ‘A’ dhe ‘V’ që janë shfaqur në tanket ruse, shpesh të futura brenda formave rrethore, trekëndëshave dhe formave tjera gjeometrike.

    Disa kanë sugjeruar se kjo është forma zyrtare për të parandaluar që tanket ruse të dallojnë armiqtë nga aleatët, shkruante “The Washington”.

    Disa ekspertë ushtarakë e kanë interpretuar kuptimin e ‘Z’-së si “Za pobedy” që nga rusishtja përkthehet “për fitore”, ose “Zapad” që shqip i bie “Perëndim”.

    Ndërkaq, disa të tjerë kanë thënë se kjo është forma e Kremlinit për të treguar “shënjestrën numër një në Ukrainë”, presidentin e këtij shteti, Volodymyr Zelenskyy.

    Disa ekspertë ushtarakë pro-Kremlinit kanë thënë se përderisa shkronja ‘Z’ është për Zelenskyn, shkronja V është për Vladimir Putinin.

    Ndërkaq, Ministria ruse e Mbrojtjes nuk ka komentuar asnjë prej këtyre teorive, por ka postuar në llogarinë në Instagram se simboli ‘Z’ ka kuptimin “Za pobedu” që në shqip i bie “për fitore”, ndërkaq, shkronja ‘V’ qëndron për “fuqinë e së vërtetës”.

    Disa ekspertë thonë se vendosja e kësaj shkronje në tanke dhe përdorimi i saj nga njerëzit, qoftë të stampuar në rrobat e tyre, apo të postuar në rrjetet sociale, është përpjekje shtetërore e Rusisë për mbështetjen për luftën në Ukrainë.

    Artikuj të ngjashëm

    Policia e Kosovës ndan mirënjohje për personelin mjekësor

    Policia kërkon ndihmë për identifikimin e një personi të kërkuar për vjedhje

    Policia patrullon me vetura inteligjente në katër komunat veriore

    Të Fundit

    Me iniciativë të Osmanit dhe shtetit të Katarit: Invalidët e luftës do të pajisen me proteza ortopedike të avancuara

    “Vrasësi i heshtur”, çfarë duhet të dini rreth të nxehtit ekstrem që ka përfshirë Evropën

    Ambasada amerikane bën përgatitjet për festimin e 249-vjetorit të Pavarësisë

    U tërhoq në momentin e fundit, s’dihet arsyeja se pse Vuçiq nuk mori pjesë në Samitin e Shkupit

    “Qitu e ndreq kollaj”, dikush e këshillon Fitore Pacollin si të gjenerojë postime të rreme me komente? – FOTO

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.