Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Vidhte çanta në veturat e turistëve, arrestohet 29-vjeçari në Sarandë

    22/06/2025 10:00
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Një 29-vjeçar nga Berati ka rënë në prangat e Policisë së Sarandës, pas një serie vjedhjesh të çantave dhe sendeve me vlerë nga automjetet e turistëve në zonat më të frekuentuara të qytetit bregdetar.

    Operacioni policor i koduar “The last bag” çoi në arrestimin e tij në flagrancë të shtetasit K. S., 29 vjeç, banues në Berat.

    Ky shtetas u kap në flagrancë më datë 19.06.2025, në lagjen nr. 1, Sarandë, pasi kishte vjedhur një shumë parash nga një automjet.

    Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, më datë 18.06.2025, në të njëjtën lagje, ka vjedhur një shumë prej 114 000 lekësh nga një automjet tjetër. 29-vjeçari kryesisht synonte çantat e lëna në automjetet e turistëve, duke marrë prej tyre vetëm vlerat monetare dhe sendet me vlerë.

    Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi, i cili dyshohet si autor edhe i disa vjedhjeve të tjera të ndodhura në qytetin e Sarandës.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

    Artikuj të ngjashëm

    Presidenti izraelit: Ditët në vijim mund të jenë të ndjeshme dhe sfiduese

    “Shpërthim i madh”, publikohen pamjet e para nga sulmi shkatërrues amerikan në Iran

    “Houthit” kërcënojnë SHBA-në me hakmarrje pas sulmeve ndaj Iranit: Përgjigja jonë, vetëm çështje kohe

    Të Fundit

    Presidenti izraelit: Ditët në vijim mund të jenë të ndjeshme dhe sfiduese

    Vidhte çanta në veturat e turistëve, arrestohet 29-vjeçari në Sarandë

    “Shpërthim i madh”, publikohen pamjet e para nga sulmi shkatërrues amerikan në Iran

    “Houthit” kërcënojnë SHBA-në me hakmarrje pas sulmeve ndaj Iranit: Përgjigja jonë, vetëm çështje kohe

    Reagon Ministria e Jashtme e Iranit: SHBA ka nisur një “luftë të rrezikshme kundër Iranit”

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.