Policia e Kosovës ka njoftuar se dy vetura janë vjedhur në Prishtinë.
Rasti i parë ka ndodhur rreth orës 04:54 në mëngjes ku persona të panjohur i kanë vjedhur automjetin e tij me targa vendore. Rasti është duke u hetuar.
“Prishtinë / 05.06.2024 – 04:54. Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se të dyshuar të panjohur i kanë vjedhur automjetin e tij targa vendore. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.
Vjedhja e dytë gjithashtu ka ndodhur gjatë natës, rreth orës 01:54 ku të dyshuar të panjohur i kanë vjedhur automjetin e tij me targa vendore.
Policia ka njoftuar se rreth orës 13:30 vetura është gjetur e braktisur dhe i është kthyer pronarit.
“Prishtinë / 05.06.2024 – 01:54. Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se të dyshuar të panjohur i kanë vjedhur automjetin e tij me targa vendore. Lidhur me rastin rreth orës 13:30 vetura është gjetur e braktisur dhe i është kthyer pronarit”, thuhet në raport.