Pas videos së publikuar nga VV-ja ku sulmohen ekonomistët e LDK-së, ka reaguar kryetarja e Forumit të Gruas së LDK-së, Jehona Lushaku, shkruan GazetaDemos.
Përmes një postimi në Facebook, ajo e ka quajtur VV-në “Lëvizja video-vendosëse” dhe “shtëpi propaganduese”.
“Kujtojeni që jeni rritë me gënjeshtra: Shtetin e Kosovës nuk e keni pranuar e as njohur; Flamurin e Kosovës e keni quajtur ‘flamur lara lara’; Ja keni vënë flakën Kuvendit për marrëveshje të cilat sot jeni bërë gardian të tyre; Demarkacionin se përmendët dje në vizitë; Negocioni me Serbinë natë e ditë pa pikë transparencë. S’po flas asgjë për kontratat njëburimore, nepotizmin, shkeljet e Kushtetutës nga ministrat, inflacionin që e ulni rrejshëm, vendimet joligjore- dënimet që paguhen me taksat tona për keqqeverisjen e ministrive, glorifikimin e kriminelëve të luftës nga Kurti, e AFERAT milionshe të Ambasadorit me para të Beogradit, që s’keni guxim as me emër t’i drejtoheni: Martinit, pra”, ka mes tjerash Lushaku.
Postimi i plotë:
Lëvizja VIDEO-VENDOSËSE
Shtëpia propaganduese LVV paska vazhduar me sulme ndaj lidershipit të LDK-së duke fabrikuar dobët. Ju jeni veq populista të paaftë, e të dëmshëm për Kosovën. Këtë po e vuajnë qytetarët, s’kanë nevojë për video nga ju. Videot s’hahen!
Kujtojeni që jeni rritë me gënjeshtra: Shtetin e Kosovës nuk e keni pranuar e as njohur; Flamurin e Kosovës e keni quajtur ‘flamur lara lara’; Ja keni vënë flakën Kuvendit për marrëveshje të cilat sot jeni bërë gardian të tyre; Demarkacionin se përmendët dje në vizitë; Negocioni me Serbinë natë e ditë pa pikë transparencë. S’po flas asgjë për kontratat njëburimore, nepotizmin, shkeljet e Kushtetutës nga ministrat, inflacionin që e ulni rrejshëm, vendimet joligjore- dënimet që paguhen me taksat tona për keqqeverisjen e ministrive, glorifikimin e kriminelëve të luftës nga Kurti, e AFERAT milionshe të Ambasadorit me para të Beogradit, që s’keni guxim as me emër t’i drejtoheni: Martinit, pra.
Kjo është qeverisja juaj!
Me 51% s’dini me qeverisë!
Mashtruesë!