Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Videoja e përplasjes: Abedin Zeka shau dy herë me nënë Faruk Statovcin

    26/12/2022 21:02
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Një debat televiziv rreth çështjes së licencimit të Federatës së Futbollit të Kosovës përshkallëzoi aq shumë brenda studios, sa që përpak përfundoi edhe në përleshje fizike pas emisionit.

    Dje gjatë emisionit “Kampionët” në Kanal10, pati përplasje verbale në mes të Faruk Statovcit dhe Abedin Zekës.

    Në disa sekuenca gjatë transmetimit live, Statovci dhe Zeka debatonin me tone të larta, duke e kërcënuar njëri tjetrin, duke thënë se do t’i “qëronin” hesapet pasi të përfundonte emisioni.

    Më i ashpër në këtë debat ishte kryetari i Trepçës ’89, Abedin Zeka, i cili e akuzoi Statovicin për gënjeshtra, diçka që nuk i pëkqeu aspak trajnerit të KEK-ut.

    Derisa Statovci, po fliste për takimin e disa klubeve të shqetësuara me gjendjen, për të cilën ai beson se nuk është shqetësuese, Zeka i reagoi: “Çka ka folur klubi i Ferizajt. Pse përmend emra”.

    Statovci ia ktheu: “Nuk e pata me ty. Mos m’u drejto mua.”

    Zeka: “Kush je ti mos me t’u drejtu? Pse po rren?”

    Statovci: “Kurrë mos m’u drejto mua. Jam shumë më i madh se ti unë. Në të gjitha aspektet”

    Zeka: “Tash mas emisionit të kallëzoj unë ty kush është më i madh e ma i vogël”.

    Statovci: “Qysh i drejtohesh njeriut familjar me fjalën po rren? Qysh i drejtohesh njeriut po rren?”

    Zeka: “Qitash kryhet emisioni e shohim.”

    Statovci: “Po lë të kryet, vetëm atij nalt (zotit) i frikësohem. Ai ma ka dhanë shpirtin”.

    Kurse, Kanal 10 pak minuta më parë ka publikuar edhe pamjet e përplajses pas emisionit mes presidentit të Trepçës ’89, Abedin Zeka dhe Faruk Statovci.

    Në videon e publikuar, mund të dëgjohet kryetari i Trepçës ’89, duke e sharë me nënë Statovcin, diçka që ky i fundit nuk mund ta “kapërdinte”, duke kërkuar edhe përleshjen.

    Përplasja fizike fatëmirëshisht u evitua, por sharjet dhe kërcënimet nuk u ndalën në asnjë moment.

    VIDEO:

    Artikuj të ngjashëm

    Abedin Zeka: Moslicencimi i FFK-së, problemi nuk qëndron tek Ministria por tek FFK-ja

    Sulmohet fizikisht nga persona të maskuar trajneri Faruk Statovci

    Dalin pamjet e përplasjes mes Abedin Zekës dhe Faruk Statovcit

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.