Situata në Ukrainë po rëndohet dita ditës, dhe tani përveç sulmeve ruse, janë paraqitur edhe plaçkitës të cilët po sulmojnë dyqanet dhe shtëpitë e boshatisura.
Pamje filmike amatore që vijnë nga qyteti i Kharkov’it në Ukrainë, tregojnë se si disa qytetarë të organizuar kapin disa plaçkitës dhe i ndëshkojnë ata duke i rrahur.
Ukraina ka një javë që po sulmohet nga ushtria ruse, por ata po rezistojnë në mënyrë të pashembullt, jo vetëm përmes ushtrisë së tyre, por edhe me anë të organizimit qytetarë.