Raketat e famshme për efikasitetin dhe saktësinë e tyre ‘Javelin’ po blihen në tregun e zi nga shqiptarët e Kosovës. Këtë gjë më para e ka paralajmëruar ministri rus i jashtëm Sergei Lavrov, ndërkohë që tani kanë dalë video të makinave me targa shqiptare që tregojnë raketat e marra në Ukrainë.
Në pamjet e mëposhtme shihet një makinë me targa shqiptare që ka mbushur bagazhin me raketat amerikane “Javelin”. Ndërkohë që në rrjetet sociale, shumë përdorues shprehen se raketat “Javelin” po blihen nga shqiptarët e Kosovës në tregun e zi.
Javelin është zhvilluar dhe prodhuar nga Javelin Joint Venture, një partneritet i Raytheon Missiles & Defense dhe Lockheed Martin. Sistemi i gjithanshëm i raketave të drejtuara kundër tankeve dhe me shumë objektiva ofron aftësinë për të ndezur dhe harruar në rrezen e tij të plotë, deri në 4 kilometra në shumicën e kushteve operacionale.
Albanians in Kosovo receiving NLAW and Javelin missiles from Ukrainian black market traffickers: pic.twitter.com/1O6lEnSkPe
— Try Thinking For Once (@ThinkingOnce) July 13, 2022