Me muzikë patriotike e me buzëqeshje shoqërohej rruga e dy kosovarëve që vendosën t’i bashkohën ushtrisë së Ukrainës në luftën e tyre kundër Rusisë.
Dy qytetarët nga Komuna e Suharekës bëhen kështu dy kosovarët e parë që i bashkohen Ushtrisë së Ukrainës.
Ani pse ligjet e Kosovës i ndalojnë kosovarët të marrin pjesë në luftërat e huaja, siç duket kjo nuk i ka penguar dy suharekasit të nisen e të luftojnë në Ukrainë.