Taxi Tesla ka vendosur këto pajisje kudo nëpër Kosovë, me ç’rast vendi ynë ka mundësi të avansojë me mbushjet elektrike për vetura.
“Fast Chargers” kanë filluar të vendosen në kryeqytet, ndërsa shumë shpejt do të jenë në çdo qytet të Kosovës.
Këta mbushës mund të përdoren nga qytetarët të cilët vozisin vetura elektrike, me një kosto të përshtatshme.
Më poshtë gjeni disa fotografi të “Fast Chargers”, të cilët janë vendosur nga kompania Taxi Tesla në disa pjesë të kryeqytetit.