Një shpërthim ka ndodhur në Lagjen e Universitetit në Prishtinë, afër Fakultetit Teknik.
Bëhet e ditur se vetura në të cilën është hedhur mjeti shpërthyes është e reperit kosovar, Agon Abdullahu i njohur për publikun si Noga.
Vetura e modelit BMW ka pësuar dëmtime ndërsa shpërthimi ka dëmtuar edhe disa vetura të parkuara në këtë zonë.